Në Kuvendin e Maqedonisë për sot janë planifikuar të mbahen seanca të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive dhe Komisionit Juridik-Ligjvënës.
Në rend dite në të dy komisionet është propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, me procedurë të shkurtë në lexim të dytë, i dorëzuar nga Betiane Kitev, Rexhail Ismaili, Sashko Kostov, Sonja Mirakovska, Jusuf Hasani.
Komisioni Juridik-Ligjvënës duhet të shqyrtojë edhe propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të LIgjit për klasifikimin e informacioneve, me procedurë të shkurtë, në lexim të dytë, i dorëzuar nga Aleksandar Kiracovski, Rexhail Ismaili, Hari Llokvenec dhe Agim Shaqiri./Telegrafi/