Në Kuvendin e Maqedonisë do të mbajnë seancë komisionet për punë dhe politika sociale, për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, për arsim, shkencë dhe sport, si edhe komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Komisionin për punë dhe politika sociale do të diskutohet për Ligjin për marrëdhënie pune. Në komisionin për arsim, shkencë dhe sport do të shqyrtohen raportet për punën e universiteteve shtetërore të Tetovës, Manastirit dhe të Shkupit, për periudhën 2015-2016.
Komisioni për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive do të diskutojë për raportin vjetor të Komisionit shtetëror për vendimmarje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënieve të punës në nivelin e dytë; raportin vjetor të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale; Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit; Komisionit për barasvlerësimin e politikës ndëshkuese; Këshillit të buxhetit gjyqësor, si edhe për raportin vjetor të Komisionit për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë në informatat e karakterit publik./Telegrafi/