Në Kuvendin e Maqedonisë e Veruit sot seanca do të mbajnë Komisioni për çështje evropiane, Komisioni për shëndetësi, Komisioni ligjvënës-juridik dhe Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit.
Propozim-ligjet për duhan, prodhime të duhanit dhe prodhimeve të ngjashme, për shërbime, për akciza, si dhe propozim-ligjet për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, për informacione të klasifikuara dhe për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme, të gjitha në lexim të dytë janë në rend dite të seancës së Komisionit për çështje evropiane dhe të Komisionit ligjvënës-juridik.
Anëtarët e Komisionit ligjvënës-juridik, siç është paralajmëruar, do të diskutojnë edhe rreth Propozim-ligjit për mbikëqyrje inspektuese dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për çmime shtetërore në lexim të parë.
Propozim-ligji për ndërprerjen e shtatzënisë, në lexim të dytë është pika e vetme rreth të cilës do të debatojnë deputetët në seancën e Komisionit për shëndetësi.
Anëtarët e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit do të kenë debat publik me temë “Mbrojtja e të drejtave të njeriut – Aktgjykimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”./Telegrafi/