Edhe pse u paralajmëruar më herët që do të mbahet seanca për rastin ”Sopot”, për mosprezencën e Prokurorit për këtë rast kjo seancë shtyhet 20 shkurt, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Avokati Naser Raufi për gazetën Koha tha se mosprezenca e Prokurorit dhe shtyrja e seancës tregon se Prokuroria Speciale Publike së shpejte pritet ta marr lëndën në ingerencat e saja.
Seanca e radhës është caktuar më 20 shkurt.
Rasti i “Sopotit” është nga viti 2003, kur gjatë eksplodimit të një mine në afërsi Sopotit humbur jetën dy ushtarë polak dhe një civil. Për këtë rast u gjykuan 10 banorë të fshatit Sopot me gjithsej 140 vite burg, shumica e të cilëve vuajtën nga shtatë vite burg, kurse tani ndodhen në liri me detyrim paraqitjeje çdo javë në gjykatë./Telegrafi/