Site icon Telegrafi

Seanca solemne për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Seanca solemne për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës (Drejtpërdrejt)

E plotësuar: Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka theksuar miqësinë që ka SHBA-ja me Kosovën.

Ai në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka thënë se vendi duhet të reflektojë mbi atë që ka arritur për 10 vite.

Ndërkaq, Engel ka folur rreth krijimit të Ushtrisë duke thënë se Kosova ka nevojë për një armatë që do të jetë krahë për krahë me SHBA-në për ta ndihmuar paqen.

E plotësuar: Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalimin e tij në seancën solemne për nderë të 10 – vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se dekada e dytë e shtetit kërkon më shumë punë e përgjegjësi.

Në këtë drejtim, ai renditi transformimin ekonomik, si angazhimin kryesor të institucioneve të vendit. “Sfida e transformimit ekonomik të vendit është më e lehtë se çlirimi dhe ndërtimi i shtetit.

Duhet të veprojmë për të krijuar kushtet e një ritmi tjetër, shumë më të shpejtë e përmbajtjesor të zhvillimit ekonomik. Dekada e dytë e pavarësisë, duhet të jetë dekada e mirëqenies ekonomike të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

E plotësuar: Ka filluar seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, ku po marrin pjesë shumë të ftuar, liderë të shteteve të rajonit, si dhe miq ndërkombëtarë të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka përshëndetur ata një nga një, me emër.

Seanca solemne për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës (Drejtpërdrejt)

Kuvendi i Kosovës sot mban në orën 12:00  seancën solemne.

Kjo seancë  mbahet për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në Kuvendin e Kosovës tashme kanë filluar te arrijnë personalitetet e njohura nga skena politike vendore dhe ajo nderkombëtare.

Greag Delawie, Eliot Engel, Bernard Kuchner, William Woker, Edi Rama, Rashum Haradinaj, Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Pandeli Majko, etj.

 

 

Exit mobile version