Site icon Telegrafi

‘Seanca për të akuzuarit në Departamentin e Pestë të DSK-së të jetë e mbyllur për publikun’

Një orë e gjysmë diskutim i vazhdueshëm në mes të Prokurores Speciale Publike, Lençe Ristovska dhe mbrojtjes së të akuzuarve, ku u kërkua të sigurohet leja e DSK-së për materialet me etiketa konfidenciale, të cilët i posedon PSP, para se të publikohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas mbrojtjes, që të përdoren si dëshmi këto materiale kërkohe leje nga DSK, dhe poashtu u kërkua që seanca të jetë e mbyllur për publikun me të vetmin qëllim se ka informacione të klasifikuara. Përndryshe, në këtë rast akuzohen shtatë të pandehur të DSK, duke përfshirë edhe ish-shefin e Departamentit të Pestë të DSK-së, Goran Grujovski i cili është i akuzuari i parë. /Telegrafi/

Exit mobile version