Debati në Kuvend i cili në rend dite ka shkarkimin e Prokurorit publik Marko Zvërlevski do të vazhdojë nesër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Së pari, në përmbylljen e seancës së djeshme, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, vazhdimin e caktoi për sot në ora 11, por në ndërkohë e ndryshoi orarin e seancës duke e ri caktuar për ditën e hënë, nga ora 11 sepse ai sot në ora 19 do të mbajë fjalim me rastin e ceremonisë për përvjetorin e 16-të të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit që do të mbahen në hotelin Aleksandar Palas në Shkup.
Dje, deputetët e opozitës i propozuan Kryetarit të Kuvendit që seanca të vazhdojë të hënën, por ai nuk u pajtua dhe caktoi vazhdim për sot, duke thënë se për shkak të replikave të tyre të shumta vetë ata mbajnë përgjegjësi që Kuvendi duhet të punojë edhe të dielave./Telegrafi/