Debati për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski, është anuluar për të mërkurën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputeti Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM, në seancën e sotmm, refuzoi të dërgohet letër deri te komisioni deri te antikorrupsioni, e cila duhet të vërtetohet nëse shkarkimi i Zvërlevskit është në përputhje me ligjin ose jo.
Paraprakisht deputeti i LSDM-së, Tomisllav Tuntev, përsëri, u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të tërhiqen nga debati për shkarkimin e prokurorit dhe kjo çështje të mbyllet që sot.
Nga ana tjetër, deputeti Antonio Milloshoski, tha se e drejta e debatit është fundamentale për çdo deputet dhe kërkoi që debati për Zvërlevskin të lihet në qetësi.