Site icon Telegrafi

Seanca për rivotimin e marrëveshjes me Greqinë do të mbahet më 5 korrik

Seanca në të cilën deputetët do të votojnë sërish për ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, do të mbahet më 5 korrik. Kështu sot kanë vendosur në takim koordinues kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve.

Javën e kaluar në Kuvendin e Maqedonisë u dorëzua vendimi i presidentit Gjorge Ivanov, ku ai informoi se nuk do ta nënshkruaj dekretin e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët e Kuvendit për herë të parë ratifikuan marrëveshjen më 20 qershor me 69 vota “për” dhe 40 “kundër” dhe të njëjtën ditë u nënshkrua nga Talat Xhaferi dhe u dorëzuar tek presidenti Gjorge Ivanov.

Nëse edhe për herë të dytë marrëveshja me Greqinë votohet me shumicë absolute nga deputetët, atëherë presidenti Ivanov sipas Kushtetutës është i detyruar ta nënshkruaj dekretin./Telegrafi/

Exit mobile version