Diskutimi për Propozimin e plotësuar të ndryshimeve dhe plotësimeve të Buxhetit të vitit 2017 u ndal në ora 17 dhe Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi vazhdimin e seancës për diskutimin e kësaj pike e caktoi nesër në ora 11.
Deputetët e OBRM-PDUKM-së edhe njëherë përsëritën qëndrimin e tyre se ribalanci i Buxhetit nuk bën gjë tjetër veçse shkurtim të fondeve për investime kapitale, atyre për arsim, shëndetësi, polici, aramatë dhe se vazhdojnë të bëhen punësime në bazë të përkatësisë partiake.
Nga LSDM-ja u përgjigjën se vetëm me rritjen e pagës minimale në 12.000 denarë, rreth 70.000 të punësuar do të kenë pagë më të lartë./Telegrafi/