Telegrafi

Seanca për rastin e Ziadin Selës u shty për më 11 qershor

Ka përfunduar seanca e sotme ndaj të akuzuarve për tentimvrasjen e deputetit Ziadin Sela. Seanca është shty për më 11 qershor.

Tashmë raportuam se një i akuzuar do të lirohet, dhe se ai do të kërkoj dëmshpërmblim, kurse për dy të tjerë, akuza ka ndryshuar nga tentimvrasja në dhunë.

Për shtatë të tjerë, akuza mbetet e njëjtë, respektivisht tentimvrasja.

Njëri nga të akuzuarit u alivanos dhe me Ndihmën e shpejtë u transferua në Klinikën e kardiologjisë në Shkup.

Avokati i Selës, Abidin Abduli tha se ka mundësi që të zgjerohet ndaj personave tjerë që nuk janë përfshirë deri tani në akuzë, apo hetime./Telegrafi/