Në Gjykatën Penale do të mbahet seanca për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “Toplik”, ku i akuzuar është ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, si edhe pesë persona të tjerë.
Ata akuzohen për shitje të një ngastre ndërtimore në Sopishtë të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pala mbrojtëse kërkoi në seancën e kaluar që të tërhiqet ekspertiza e dokumentacionit të dëshmive, pasi që thuhet se personi punon në Agjencinë për Kadastër dhe Patundshmëri, ndërsa vajza e tij është pjesë e Speciales./Telegrafi/