Telegrafi

Seanca për demarkacionin nesër në orën 11:00

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca për demarkacionin të mbahet të enjten për ora 11:00.

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi tani i ka të bashkëngjitura edhe dy dokumente shtesë – raportin e komisionit të ri për kufirin dhe aneksin e ujdisë të nënshkruar nga presidentët, ai i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq.

LDK, PDK, AAK dhe Nisma janë deklaruar “pro” kësaj ujdie të re për Demarkacionin, çka bën që nëse edhe Lista Serbe do të bindet të votojë njëlloj, nesër do të jenë 88 vota për këtë marrëveshje ndërkombëtare.

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar se do të votojë kundër kësaj marrëveshjeje./Telegrafi/