Seancë e re në Gjykatën Penale do të mbahet sot për lëndën PSP-së “Treqind”, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Për këtë rast janë të akuzuar ish-ndihmës ministri për Punë të Brendshme, Gjoko Popovski, i cili akuzohet se gjatë procedurës së blerjes së 300 veturave për MPB, ka dëmtuar buxhetin e shtetit me shumën prej mbi 450 mijë euro sepse ka zgjedhur ofertën e cila nuk ka qenë më e lirë. /Telegrafi/