Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj tha në një deklaratë për mediat se kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Ai u shpreh se kjo kërkesë është depozituar.
“Kemi depozituar një kallëzim në SPAK për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe kemi kërkuar përjashtimin e saj nga shqyrtimi i çështjes. Gjykimi është ndërprerë për t’u shqyrtuar kjo kërkesë sepse ju e dini se pas kërkesës për përjashtim gjyqtarët nuk mund të vazhdojnë më seancën e gjykimit dhe po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtim të saj. Ne nuk vijmë këtu që të na jepen 2-3 orë e të lexojmë 20 mijë faqe. Ne jemi për një proces të rregullt, për një mbrojtje efektive, kështu që ne do të presim njëherë vendimin e gjykatës dhe pastaj edhe procesin me njohjen, por do të jemi në kontakt,” – u shpreh Gjokutaj.
Avokati tha se janë autorizuar nga Berisha dhe gjykata e ka pranuar këtë autorizim për të vijuar gjykimin në prezencë të mbrojtjes.
Më herët në një deklaratë për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha tha se do të shkojë në gjykatë sa herë që të thirret nëse hiqet masa e sigurisë, sipas tij, antikushtetuese