Site icon Telegrafi

Seanca konstitutive e Kuvendit të Maqedonisë është shtyrë për ditën e nesërme

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, e lajmëruar për sot, është shtyrë për ditën e nesërme. Kryetari i mëparshëm, Talat Xhaferi, duhet të rizgjidhen përsëri në këtë pozitë, i cili duhet të caktojë zyrtarisht vazhdimin e seancës konstitutive.

Sipas burimeve parlamentare, shtyrja e seancës së sotme është për shkak të mungesës së disa deputetëve nga OBRM-PDUKM dhe BDI.
Disa nga media shkruan gjithashtu për mosmarrëveshjet midis deputetëve të BDI-së.

Me zgjedhjen e Xhaferit, shumica në Kuvend do të përbëhet nga LSDM-BDI, ku përfshihen partitë nga koalicionit “Mundemi” dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit. Sipas numrave, shumica parlamentare do të përbëhet nga 62 deputetë./Telegrafi/

Exit mobile version