Site icon Telegrafi

Seanca gjyqësore për Selimin, Lushtakun e Demakun, më 20 qershor

Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se Gjykata Supreme e Kosovës ka caktuar seancën gjyqësore për Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe Jahir Demakun.

Sa i përket gjeneral Sylejman Selimit rasti ka të bëjë me një pikë të aktakuzës në të ashtuquajturin “Drenica I” për të cilin Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka shpallur të pafajshëm, ndërsa me ankesë të Prokurorit të Eulex-it, Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë e ka shpallur fajtor.

“Për të vendosur lidhur me ankesat e avokatëve, Gjykata Supreme e Kosovës ka caktuar seancë të Kolegjit për datën 20 qershor 2017 në Pallatin e Drejtësisë për këtë rast”, njofton Gashi.

“Këtë radhë shpresojmë se drejtësia do të fitoj dhe se z.Sylejman Selimi dhe të tjerët do të shpallen përsëri të pafajshëm”, shkruan avokati Gashi në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version