Telegrafi

Seanca gjyqësore për rastin “Sopoti” dhe “Trust” në Gjykatën Penale

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca për lëndët “Trust” dhe “Sopoti”.

Në lëndën “Trust” i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan, ndërsa të akuzuar janë edhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e kaluar i pari që u mor në pyetje ishte dëshmitari i Prokurorisë, Feim Imeri, nga Saraji, i cili për 26 vite ka kompaninë e tij “Feim Servis”, kompani e cila shet makina ndërtimore dhe ka servis.

Lënda “Sopoti” është nga viti 2003 kur dy ushtarë polak dhe një shtetas i Maqedonisë e humbën jetën pasi një automjet i NATO-s shkeli në minë. Në këtë rast dhjetë persona janë dënuar për terrorizëm. Ata akuzohen se në vitin 2003 kanë vendosur mjet shpërthyes në rrugën lokale Sushevë-Sopot.

“Sopoti” është rihapur sërish këtë vit pasi Prokuroria Themelore në korrik të këtij viti ia dorëzoi lëndën Prokurorisë Speciale, për shkak se në opinion u publikuan bisedime të funksionarëve qeveritar lidhur me këtë rast./Telegrafi/