Në Gjykatën Penale të Shkupit për sot janë caktuar seanca gjyqësore për dy lëndë të PSP-së, “Trajektorja” dhe “Tenderët”.
Rasti “Trajektorja” ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugët shtetërore”, Ljupço Georgievski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas aktakuzës së PSP-së, ata në gjysmën e dytë të vitit 2020 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë disa veprime, me çka në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër kanë tejkaluar kompetencat. Me këtë ata kanë dëmtuar buxhetin e shtetit së paku prej 155 milionë eurove.
Ndërsa në rastin “Tenderët” e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska.
Ajo dyshohet se në punët ndërtimore në Muzeun e OBRM-së ka favorizuar personin juridik “Beton” nga Shtipi./Telegrafi/