Site icon Telegrafi

Seanca gjyqësore për lëndët “Trust”, “Tarifa” dhe “Thesari”

Në Gjykatën Penale sot janë paraparë seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Thesari”, “Tarifa” dhe “Trust”

Për lëndën “Thesari” i akuzuar është ish-drejtori i DSK Sasho Mihajllkov, ish-shefi në kabinetin e tij Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri në MPB Nebojsha Stajkoviç dhe ish-komandanti i departamentit të pestë në MPB Goran Grujevski, i cili për disa muaj janë në paraburgim në Greqi.

Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të buxhetit me shumën e 862.045 euro për blerjen e mjeteve elektro-teknike për përdorim nga drejtoria e pestë në DSK dhe trajnim të tyre nga firma nga Britania e Madhe.

Seancë e re sot duhet të mbahet edhe për lëndën “Tarifa”. Prokuroi Speciale Publike për këtë rast të dyshuar janë tre persona, për keqpërdorim të detyrës zyrtare në procedurën e blerjes së sistemit softverik për nevojat e kompanisë shtetërore ELEM.

Sipas akuzave, të dyshuarit me mos kryerjen e detyrave zyrtare i kanë mundësuar personit juridik-partneritet, i cili më vonë ka fituar tenderin, pas thirrjes publike është kualifikuar në fazën e dytë për bisedime, edhe pse nuk ka plotësuar dokumentacionet. Vlera e marrëveshjes nga thirrja publike ka qenë 4.092.420 euro, ndërsa dëmi finaciar ka qenë për 456.560 euro.

Seancë gjyqësore pritet të mbahet edhe për lëndën “Trust” ku i dyshuar është Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, të cilët kanë udhëhequr me firmat “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato”, për pjesëmarrje në tender e Elektranet e Maqedonisë.

Sipas akuzave, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë fituar tenderin në ELEM me vlerë prej 17 Milionë euro.

Lënda, ashtu siç publikohet nga PSP, është formuar nga tri përgjime telefonike./Telegrafi/

Exit mobile version