Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca të reja gjyqësore për lëndët “Trajektorja”, “Monstra” dhe “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike.
Rasti “Trajektorja” është në procedurë dëshmuese dhe në të të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transpotit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-zëvendëskryetari Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Lupço Georgievski.
Sipas akuzës së PSP-së të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradës Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë ata i kanë shkaktuar dëm buxhetit prej së paku 155 milion euro.
Në seancën e kaluar gjyqësore ishte nxjerrë dëshmi të materialeve, të propozuara nga PSP.
Rasti “Monstra” i cili ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012 e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev dhe është në procedurë dëshmuese.
Në seancën e kaluar gjyqësore opinioni ishte përjashtuar pasi u prezantuan dëshmi të siguruara me masa të veçanta hetuese.
Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovit në 12 prill të vitit 2012, kur ishin vrarë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Ezim Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit 2017 i hoqi aktgjykimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masë të kujdesit. Pas heqjes së gjykimeve, rastin “Monstra” e ndërmori PSP dhe lënda ishte kthyer në gjykim të sërishëm.
Rasti “Titanik” fillon prej në fillim, pas emërimit të gjykatëses së re në lëndë, gjykatësja Marija Kletiçka.
Në lëndën “Titanik 3” të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI të cilët akuzohen se si anëtarë të Komisionit Zgjedhor Komunal në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 e kanë shkatërruar materialin zgjedhor.
Gjykatësja Olja Ristova, e cila e ka udhëhequr rastin, kërkoi përjashtim të lëndës, që i ishte miratuar nga ana e kryetarit të Gjykatës Penale Ivan Xholev./Telegrafi/