Site icon Telegrafi

Seanca gjyqësore për lëndët “Trajektorja” dhe “Treqind”

Në Gjykatën Penale sot është planifikuar seancë gjyqësore për lëndën e PSP-së “Trajektoria” dhe “300”.

Në lëndën “Trajektoria” ku të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore Ljupço Georgievski, duhet të rishikohen dëshmitë materiale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa në lëndën “300” ku i akuzuar është Gjoko Popovski ish-ndihmësi i ministrit të MPB-së, për blerjen e 300 makinave për nevojat e MPB-së, në mbrojtje të tij duhet të thuhe fjalimet hyrëse, ndërsa pritet të dëgjohen edhe katër dëshmitarë./Telegrafi/

Exit mobile version