Telegrafi

Seanca gjyqësore për lëndët “Titanik”, “TNT” dhe “Trust”

Sot në Gjykatën Penale në Shkup janë planifikuar të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Titanik”, “TNT” dhe “Trust”.

Seanca e fundit për lëndën “Titanik” u shty për shkak të mungesës së të akuzuarës Gordana Jankulloska, e cila ka pasur rrezikshmëri të shtatzënisë.

Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë kryeministri Nikolla Gruevski, Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata akuzohen për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2012.

Në lëndën “TNT” në bankën e të akuzuarit sot duhet të ulet Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, si dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Ata akuzohen për shkatërrim të objektit-afarist “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë bërë vepër penale nga urrejtja politike duke shkatërruar objektin “Kosmos” në Gazi Babë.

Ndërsa në lëndën “Trust” i akuzuar është Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre juridik. Sipas aktakuzës, ata dyshohen për falsifikim të dokumenteve dhe kurdisje të tenderit të ELEM-it me vlerë prej 17 milionë euro./Telegrafi/