Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Tenderët”, “Tortura” dhe për procedurën e ndarë për “Dhunën në Qendër”.
Rasti “Tortura” ndodhet në fazën e dëshmive dhe duhet të vazhdojë me prezantimin e video materialeve nga kamerat e MPB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për lëndën “Tortura” të akuzuar janë ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, ish-komandanti i njësitit Alfa, Ivica Antevski dhe pesë përfaqësues të njësitit.
Në lëndën “Tenderët” e akuzuar është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska. Ajo dyshihet për keqpërdorime në tenderin për punët ndërtimore në Muzeun e OBRM-së, i cili është pjesë e projektit Shkupi 2014.
Ndërsa në rastin “Dhuna në Qendër” do të mbahet seancë për të akuzuarin e shtatë Dimçe Krste. Në këtë lëndë të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Daniella Rangellova dhe disa persona të tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e protestave të 10 qershorit në vitin 2013 para Komunës Qendër./Telegrafi/