Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Shënjestra-Fortesa” dhe “Titanik 3”.
Seanca e fundit për lëndën “Shënjestra-Fortesa” u shty për shkak të procedurës së papërfunduar për ekstradimin e dy të akuzuarve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, që zhvillohet në Gjykatën e Lartë në Greqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykata sot do të duhet të vendos për kërkesën për ndarjen e procedurës gjyqësore për Grujevskin dhe Boshkovskin.
Ndërsa në lëndën “Titanik 3” të akuzuar janë deputeti i BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri, të cilët dyshohet se si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair kanë shkatërruar materialin zgjedhor.
Të akuzuarit në seancën e fundit thanë se e kuptojnë aktakuzën që e prezantoi prokurorja Fatime Feta, por nuk thanë se ndjehen fajtorë./Telegrafi/