Në Gjykatën Penale sot është planifikuar seancë gjyqësore për lëndët e PSP-së “Shënjestra”, “Fortesa” dhe “Dhuna në Qendër”.
Në lëndët “Shënjestra-Fortesa” që ka të bëjë me përgjimet e paligjshme dhe shkatërrimin e materialit të përgjimeve, të akuzuar janë ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuarit në DSK, Nikolla Boshkovski, të cilët ndodhen në paraburgim në Greqi, ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska dhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.
Hetimet për lëndën “Fortesa” nisën më 29 mars 2016 dhe për lëndën “Shënjestra” më 17 nëntor 2016, ndërsa për shkak të lidhjes së tyre janë bashkuar në një lëndë.
Në Gjykatën Penale është planifikuar gjithashtu seancë për lëndën “Dhuna në Qendër”, ku të akuzuar janë 12 persona, mes të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe deputetja e OBRM-PDUKM-së, Daniella Rangellova.
Të akuzuarit në këtë lëndë ngarkohen për nxitje të dhunës që ndodhi gjatë protestave të vitit 2013 në Komunën Qendër në Shkup./Telegrafi/