Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Tenderët” dhe “Transportuesi”.
Rasti “Tenderët” ndodhet në fazën e dëshmive dhe në seancën e sotme duhet të dëgjohen dy dëshmitarë. Seanca e kaluar u anulua për shkak të mungesës së kryetarit të këshillit gjyqësor Osman Shabani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë lëndë e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, e cila dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë punëve ndërtimore në Muzeun e OBRM-së, i cili është pjesë e projektit Shkupi 2014.
Ndërsa në rastin “Transportuesi” të akuzuar janë ish-kryetari i Manastirir Vlladimir Taleski dhe 20 persona tjerë.
Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka kanë dëmtuar komunën për 360 mijë euro./Telegrafi/