Site icon Telegrafi

Seanca gjyqësore për lëndët “Dhuna në Qendër” dhe “Tanku”

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca gjyqësore për lëndët “Dhuna në Komunën Qendër” dhe procedurën e ndarë për “Tankun” të Prokurorisë Speciale Publike.

Në seancat paraprake të ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska në procedurën e ndarë për lëndën “Tanku” të PSP, u paraqitën prova materiale dhe u dëgjuan dëshmitarë, të cilët në një mënyrë kanë qenë të përfshirë në furnizimin publik të automjetit të blinduar “Mercedes Gard” në vlerë prej 600 mijë eurosh në vitin 2012.

Në këtë lëndë për blerjen e makinës luksoze, ish-kryeministri Nikolla Gruevski u dënua me dy vite burg.

Ndërsa në lëndën “Dhuna në Qendër” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e OBRM-PDUKM-së, Daniella Rangellova edhe tetë persona të tjerë.

Në seancën e mëparshme, fajin për ngjarjet para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013, e pranuan i akuzuari i katërt, Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe u dënuan me kusht.

Në Gjykatën Penale në Shkup sot është caktuar gjykim edhe për vdekjen e vajzës së vogël Tamara Dimovska nga Velesi, e cila në vitin 2015 vdiq duke pritur operacion të kurrizit jashtë vendit.

Me akuzë për “punë të pandërgjegjshme në shërbim” Prokuroria Themelore Publike parashtroi padi penale kundër ish-drejtoreshës së Klinikës për Fëmijë Aspanzia Sofijanova si anëtare e komisionit të shkallës së dytë dhe ish-drejtorëve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë (FSSHM), Maja Parnarxhieva – Zmejkova dhe Xhemail Mehazit./Telegrafi/

Exit mobile version