Telegrafi

Seanca gjyqësore për “atentatin e Gligorovit” është shtyrë për më 31 tetor

Seanca gjyqësore për padinë “shpifje” kundër ish-kryetarit të Kuvendit Stojan Andov, e ngritur nga Ljubomir Frçkoski përpara Gjykatës Themelore Shkup-2, nuk mori sot epilog e saj.

Edhe sot në sallën e gjyqit, u dhanë parashtresat u bënë me prova nga të dy palët, të cilat do të duhet të rishikohen në periudhën e ardhshme.

Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për më 31 tetor.

Profesori Frçkoski ngriti kallëzim penal për shpifje disa muaj pas botimit të librit “Deri tek vrasja dhe pas tij”, i cili, sipas tij, përmbante shpifje që implikonte përfshirjen e tij në vrasjen e Presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov. Në të njëjtën kohë, Frçkoski kërkon gjithashtu ndalim të librit./Telegrafi/