E plotësuar: Avokatja e Haradinajt, Rachel Lindon, ka kundërshtuar provat e paraqitura nga ana e palës serbe në rastin Haradinaj.
Siç njofton reporter i ‘Indeksonline’, i cili ndodhet prezent në sallë, avokatja Lindon ka kundërshtuar fuqishëm provat.
Madje, ajo më ton të lartë i ka kundërshtuar provat e paraqitura.
Lindon, ka thënë para trupit gjykues se Haradinaj po mbahet pa të drejtë, për shkak se drejtësia franceze po bazohet vetëm në akuzat që ka thënë pala serbe, e për të cilat nuk qëndron asnjë e vërtetë, raporton Indeksonline.
Ajo ka shtuar se Gjykata e Hagës e ka liruar Haradinajn sepse nuk ka pasur prova, e të tilla sipas saj, nuk janë paraqitur as tash.
Fillon seanca gjyqësore kundër Haradinajt (Live/Video)
E plotësuar: Ka filluar të mbahet seanca gjyqësore në Colmar të Francës kundër ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj. Lideri i AAK-së është arrestuar më 4 janar në Francë në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia më 2004, për krime lufte.
Prokuroria Speciale e Serbisë pati paraqitur edhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, ndërsa pas seancave gjyqësore më 9 shkurt dhe 2 mars, vendimi pritet të merret sot.
Qytetarë të shumtë nga diaspora po qëndrojnë para Gjykatës në mbështetje të Haradinajt. Ata po kërkojnë ish-ushtarin e UÇK-së, komandantin e Zonës operative të Dukagjinit.
Haradinaj arrin në Gjykatë, seanca pritet të fillojë së shpejti (Live/Video)
E plotësuar: Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka arritur tashmë në Gjykatën e Colmarit, ndërsa seanca pritet të fillojë së shpejti.
Para gjykatës në Colmar të Francës janë shqiptarë të shumtë të cilët po mbështesin ish-kryeministrin Haradinaj.
Para Gjykatës po ashtu vërehet prani e shtuar e Policisë.
Seanca gjyqësore kundër Haradinaj fillon në ora 14:00
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pritet që sot të dalë para Gjykatës në Colmar të Francës, në seancën e tretë gjyqësore kundër tij.
Haradinaj u arrestuar më 4 janar në Francë në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia më 2004 për krime lufte.
Prokuroria Speciale e Serbisë pati paraqitur edhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, ndërsa pas seancave gjyqësore më 9 shkurt dhe 2 mars, vendimi pritet të merret sot.
Ndryshe, seanca pritet të fillojë në ora 14:00 dhe para gjykatës janë mbledhur qytetarë të shumtë nga diaspora shqiptare për të ofruar mbështetjen e tyre për ish-kryeministrin e vendit.
Është raportuar edhe për prani të shtuar të policisë. /Telegrafi/
Video: Indeksonline