Site icon Telegrafi

Seanca gjyqësore e rradhës për rastin “Trust” do të mbahet më 12 dhjetor

Në seancën e sotme për rastin “Trust” në Gjykatën Penale dëshmoi udhëheqësi i “Sileks nemetali ST”, Vasill Ristovski. Ai si dëshmitar i dytë para gjykatës pranoi se ka ekzistuar fakturë e dyfishtë për makina veçmë të blera – damper të cilët kanë qenë të domosdoshëm për marrjen e tenderit për thëngjill nga ELEM.

Në dokumentacionin e tenderit, dëshmitari Ristovski vërtetoi se ka qenë e paraqitur fakturë për blerjen e mekanizimit për gërmimin e thëngjillit, që sipas tij nuk ka qenë e nevojshme të jetë pjesë e dokumenteve. Dëshmitari vërtetoi se makina të vjetra për ngarkesa kanë përfunduarnë një deponi për hekur.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit me dokumente të falsifikuara kanë rregulluar tenderë me ELEM me vlerë prej 17 milionë euro.

Lënda, siç kumtoi PSP, është i krijuar në bazë të tre bisedave të përgjuara, nga 3.8.2011 dhe 6.10.2011, nga të cilat dy janë të pashfaqura në publik.

Në seancën e ardhshme gjyqësore të caktuar më 12 dhjetor, Gjykata do të dëgjojë edhe dy ekspertë të propozuar nga PSP./Telegrafi/

Exit mobile version