Procesi gjyqësor për rastin “Treqind”, në të cilin është i akuzuar ish-ndihmës ministri për punë të brendshme, Gjoko Popovski, është shtyrë deri në datën 19 shkurt dhe është ndryshuar gjykatësi i këtij rasti, tanimë nuk do të jetë Lidija Petrovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykatësja Petrovska në seancën e sotme kumtoi se Popovski është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të mund mer pjesë në seancat gjyqësore për “Treqind”, pasi që këtë e vërtetoi eksperti prapa dyerve të mbyllura.
Popovski është i akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike.
Sipas PSP-së, tenderi për blerje, servisim dhe mirëmbajtje të 300 automjeteve për nevojat e MPB-së, ish ndihmës ministri i ka dhënë te kompani të cilat nuk e kanë ofruar çmimin më të ulët, me çka ai e ka dëmtuar buxhetin shtetëror për 453.570 euro./Telegrafi/