Site icon Telegrafi

Seanca e sotme u mbyll pa asnjë vendim, deputetët marrin tre ditë pushim

Seanca konstituive edhe pas pauzës vazhdoi me vërejtje procedurale, ku u paraqitën vetëm deputetët e OBRM-PDUKM-së, ndërsa nuk pati fjalime nga deputetët tjerë. OBRM-PDUKM-ja përsëriti qëndrimin se është e drejtë kushtetuese e deputetëve për fjalime dhe nuk mund askush t’ua marrë. Ndërsa nga LSDM e quajtën uzurpim funksionin e udhëheqësit të seancës, pasi sipas tyre, nuk propozon të kalohet në votim, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në pushimin që zgjati rreth një orë mësohet se LSDM-ja ka vendosur të mos diskutojë të paktën në seancën e sotme. Ndërsa, pas përmbylljes së debatit udhëheqësi Trajko Veljanovski tha se debati do të vazhdojë të hënën.

Gjatë seancës së sotme në pjesën e parë para pauzës, pati debate të ashpra mes deputetëve në lidhje me zhvillimet në Kuvend. Edhe pse deputetët nuk kanë arritur akoma të vendosin diçka të rëndësishme në lidhje me krizën, ata do të pushojnë deri ditën e hënë në orën 11, kur është paraparë të fillojë seanca konstituive./Telegrafi/

Exit mobile version