Telegrafi

Seanca e sotme e Kuvendit pa skaner të dytë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të arrijnë në sallën e Kuvendit të Kosovës, edhe pse ardhja e tyre do të duhej të ishte para orës 10:00, kur ishte paralajmëruar nisja e seancës së sotme.

Deputetët e koalicionit qeverisës tashmë kanë mbërritur në shumicë në hollin e Kuvendit, ndërkohë në këto momente janë duke hyrë edhe deputetët e Vetëvendosjes.

Ajo që bie në sy në seancën e sotme është se janë hequr skanerët e kontrolleve të dyta para hyrjes për në sallën e seancave.