Edhe sot ka vazhduar seanca e gjashtë me radhë në Kuvendin e Maqedonisë me replika dhe kundëreplika ndërmjet deputetëve të OBRM-PDUKM dhe LSDM-së në lidhje me Deklaratën e Tiranës dhe akuzat partiake se çfarë sipas OBRM-së është diskutuar LSDM me BDI-në në lidhje me Ligjin për gjuhën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe diskutimi në Parlament do të vazhdojë nesër në ora 11:00, kurse deri më tani për diskutim janë paraqitur 50 deputetë, kurse të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar vetëm disa. /Telegrafi/