Telegrafi

Seanca e radhës e Kuvendit të hënën, Tahiri: Vonesa e votimit të anëtarëve të Kushtetueses nuk duhet të shtyhet më shumë

Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka bërë të ditur se është vendosur që seanca e radhës të jetë të hënën, në ora 10:00.

Tahiri ka thënë se në këtë mbledhje ka ngritur shqetësimin për vonesën e votimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Një prej çështjeve që e kam ngritur është votimi i anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Edhe kësaj here nuk e kemi pas konsensusin që një çështje të tillë ta vendosim në seancë të Kuvendit. Unë mendoj që një çështje e tillë që është plotësimi i anëtareve në Gjykatën Kushtetueses nuk duhet të shtyhet pafundësisht”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme që si Kuvend të jenë të përgjegjshëm.

“Deputetët duhet të vendosin se kush do të jenë 2 nga 5 kandidatët që janë në garë e që do të shkojnë si anëtarë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Tahiri./Telegrafi/