Site icon Telegrafi

Seanca e radhës më 28 prill, Veseli thotë se vlen e njëjta ftesë për Opozitën

Seanca e rregullt e Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të mbahet më 28 prill në orën 10:00. Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media kryekuvendari, Kadri Veseli.

“Për opozitën vlen ajo ftesë që e kanë pasur përherë: duhet të jenë prezent në seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pak ka rëndësi cilat janë raportet aktuale mes tyre. Ata duhet të kthehen si opozitë, të vijnë dhe të marrin përgjegjësitë e tyre të cilat i kemi të përbashkëta. Në vazhdimësi kemi disa komunikime të cilat janë mes nesh, të cilat nuk e atakojnë drejtpërdrejt lidershipin e partive”, ka thënë Veseli.

“Prapë e them se duhet të takohemi, dhe do të insistoj që të takohemi për hir të interesit të qytetarëve”, ka thënë më tej Kadri Veseli.

Ndryshe, përfaqësuesit e partive opozitare edhe gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë nuk kanë qenë prezentë. /Telegrafi/

Exit mobile version