Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se seanca e radhës do të jetë më 24 mars, ndërsa në të do të shqyrtohen dy projektligje dhe tri raporte.
Ai tha se ka biseduar edhe me kryeministrin dhe ndërkombëtarët për angazhimin e një kompanie ndërkombëtare për të mbikëqyrur procesin e prokurimit. /Telegrafi/