Në seancën e mbrëmshme të Qeverisë së Maqedonisë, në pajtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ministrat shqiptare kanë folur edhe në gjuhën shqipe.
Nga Qeveria njoftuan se në pajtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, anëtarët e qeverisë që janë shqiptarë, si bashkësi prej mbi 20 për qind në vend, kanë folur në gjuhën e tyre amtare, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në seancën qeveritare, pushteti ekzekutiv përveç që mundëson të drejtën ligjore, gjithashtu jep shembull se përdorimi i gjuhëve është e drejtë civile dhe konfirmon se vendi jonë jo vetëm deklarativisht, por edhe praktikisht ju mundëson të drejtat gjitha bashkësive”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Ndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëve edhe pse u miratua nga deputetët në mars të vitit të kaluar, në fuqi hyri para disa ditëve edhe atë pa nënshkrimin e presidentit Gjorge Ivanov, i cili refuzoi ta dekretojë ligjin e tillë.
Sipas tij, Ligji për përdorimin e gjuhëve prish unitaritetin e shtetit dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit./Telegrafi/