Site icon Telegrafi

Seanca e parë e Qeverisë teknike në Maqedoni do të mbahet nesër

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka caktuar seancën e parë të përbërjes së sapozgjedhur të qeverisë për nesër (30 janar), me fillim nga ora 12:00.

Siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, publiku do të njoftohet për konkluzionet dhe vendimet e seancës pas përfundimit të seancës.

Exit mobile version