Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk është mbajtur për shkak të mungesës së kuorumit.
Kjo seancë e cila u tha se do të niste në orën 19:30, nuk filloi për shkak të mungesës së deputetëve, ku në sallë ishin vetëm 58 deputetë.
Pas një pauze 30 minutëshe, opozita mori vendim që seanca të vazhdoi nesër në orën 10:00. Këtë e konfirmoi edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.
Kujtojmë se për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme sipas rregullores kërkohet që prezent në seancë të jenë 61 deputetë. /Telegrafi/