Site icon Telegrafi

Kryeministri Haradinaj nesër në interpelancë​ për çështjen Dehari

Nesër ditë e premte në orën 10:00 në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë plenare.

Në 13 pika të rendit të ditës, do të mbahet edhe interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, kjo sipas kërkesës së GP të Verëvendosjes, për rastin e Astrit Deharit.

Rendi i ditës:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,

Shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018,

Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit,

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-014 për infrastrukturën kritike,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-015 mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale,

Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016,

Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave,

Emërimi i një (1) anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore.

Exit mobile version