Seanca e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe sot. Deputetët pritet të mblidhen në ora 10:00.
Deputetët dje kanë miratuar vetëm 7 pika nga 13 sa kanë qenë, pjesa tjetër kanë mbetur të diskutohen dhe sot.
Kjo është agjenda e Kuvendit për ditën e sotme.
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-079 për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,
7. Emërimi i anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës,
8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
9. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
10. Shqyrtimi i Raportit të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015,
11. Shqyrtimi i Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015,
12. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015,
13. Shqyrtimi i Propozimit për shpalljen e 5 Shtatorit – “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”.