Telegrafi

Kuvendi nderon me një minutë heshtje Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje për të kujtuar 24-vjetorin e rënies së heronjve, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se në debatin për Grevën e Përgjithshme të BSPK-së, e cila u mbajt në seancën e kaluar, kishin mbetur pa fol edhe tetë deputetë.

“Në seancën e 15 shtatorit për grevën e përgjithshme të BSPK-së, edhe tetë tetë deputet kanë mbetur pa folur”, tha ai duke ia dhënë fjalën deputetit të LVV-së, Jahja Kokaj. /Telegrafi/