Site icon Telegrafi

Seanca e Kuvendit shtyhet për të premten

Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ishte planifikuar të vazhdojë në ora 13:00 është shtyrë për të premten në ora 11:00.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se për shkak se sot është Dita e demokracisë atëherë seanca e paraparë të vazhdojë në ora 13:00 do të vazhdojë të premten.

Lexo po ashtu Kuvendi mban seancën e radhës, do të debatohet për shtesat e fëmijëve

Ndryshe, në këtë seancë në rend dite janë 40 pika, ku ndër të tjera pritet të debatohet edhe për shtesat e fëmijëve. /Telegrafi/

Exit mobile version