Seanca e Kuvendit të Kosovës ku po debatohej për situatën me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës, është ndërprerë për shkak të kohës së iftarit, për të vazhduar nesër nga ora 15:00.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci e cila ishte duke e kryesuar këtë seancë, luti deputetët që të kishin mirëkuptim për personat që po agjëronin dhe ta shtynin diskutimin për nesër.
Në këtë seancë për disa orë me radhë, deputetët kanë diskutuar për situatën me pandeminë COVID-19 në Kosovë.
Gjatë kësaj seance e cila filloi rreth orës 10:00, Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicë votash edhe përshpejtimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale. /Telegrafi/