Përfaqësuesit e Listës Serbe janë duke zhvilluar një takim në Beograd, me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur që takimi ka filluar në orën 13:00, ku është duke u biseduar rreth veprimeve që do të ndërmarrin deputetët e kësaj partie në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Sipas burimeve të Telegrafit, edhe pse është paralajmëruar të fillojë në orën 16:00, seanca e Kuvendit do të fillojë më vonë.
Ndryshe, seanca e sotme e jashtëzakonshme do të mbahet për votimin e Ramush Haradinajt për kryeministër. /Telegrafi/