Seanca e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së sotme ka filluar me këngën “Baresha të ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.
Kjo u bë në nderim të bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha, e cila ka ndërruar jetë të premten e javës së kaluar.
Në këtë seancë që nisi me 21 minuta vonesë pritet të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.
Në sallë janë të pranishëm rreth 97 deputetë.
Ndërkohë, artistja e mirënjohur u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër.
Ajo la pas vetes plot pesë albume dhe 88 këngë, ku ndër tjerash ishte e njohur edhe për interpretimet e shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera. /Telegrafi/