Telegrafi

Seanca e Kuvendit nesër në orën 11:00

Seanca  e Kuvendit të Kosovës do të mbahet gjatë ditës së nesërme (e enjte) me fillim nga ora 11:00.

Kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci ka thënë për Klan Kosova se seanca nuk do të mbahet në orën 10:00 ashtu si ka kërkuar koalicioni PAN, bashkë me AKR-në dhe komunitetet jo shumicë të Kuvendit të Kosovës për shkak të kohës së shkurtër për të njoftuar deputetët e Kuvendit.