Telegrafi

Seanca e konstituimit të Kuvendit të Maqedonisë më së voni brenda 20 ditëve, duhet ta thërret Xhaferi

Seanca konstitutive e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të mbahet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve, ndërsa seanca thirret nga kryetari i përbërjes së mëparshme, gjegjësisht Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kuvendi do të përbëhet nga 120 deputetë, të cilët përfaqësojnë qytetarët dhe vendosin sipas bindjeve të tyre.

Sipas Kushtetutës, anëtarët e Kuvendit zgjidhen me një mandat katër vjeçar. Mandatin e deputetëve e verifikon Kuvendi, ndërsa fillon të rrjedhë nga seanca konstituive e Kuvendit. Kuvendi i sapozgjedhur mblidhet në seancë konstituive jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve. Seanca konstitutive thirret nga Kryetari i Kuvendit nga përbërja e mëparshme.

Neni 63 i Kushtetutës përcakton që, nëse seancë konstitutive nuk është planifikuar brenda afatit të përcaktuar, deputetët do të mblidhen më vete dhe do të përbëjnë Kuvendin në njëzet e një ditë të ditës së fundi i zgjedhjeve.

Kushtetuta përcakton që Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, brenda dhjetë ditëve nga konstituimi i Kuvendit, ia beson mandatin për përbërjen e Qeverisë një kandidati të partisë, pra partitë që kanë shumicën në Kuvend./Telegrafi/